Përplasen dy makina në Berat, tre të plagosur (Foto)

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Ura Vajgurore-Fier, ndërsa tre persona janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kutalli, teksa janë përfshirë mjetet tip Benz, me drejtues shtetasin A.M, 61 vjeç si dhe mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin F.Ç, 44 vjeç. Të plagosurit janë dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja H.M, 61 vjeçe.

C6442411 66ae 4734 Ac25 084e4d231af4

 

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.11.2018, rreth orës 15:15, në aksin rrugor Ura Vajgurore – Fier, në vendin e quajtur fshati Kutalli, automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin A.M, 61 vjeç , banues në fshatin Allambres, Ura Vajgurore, është përplasur me mjetin tip Citroen, me drejtues shtetasin F.Ç, 44 vjeç, banues në Fier.

Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja shtetasja H.M, 61 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor, në vendgjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Loading...