Meta pershendet zgjedhjen e Presidentes se Greqise/ Marrëdheniet mes dy vendeve do zhvillohen më tej

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentes së Greqisë, duke i uruar asaj suksese në detyrën e rëndësishme. 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe popujve do zhvillohen edhe më tej.

Përshëndes zgjedhjen historike të Presidentes së re të Republikës Helenike dhe i uroj asaj shumë suksese në këtë post shumë të rëndësishëm.

Mbetem i bindur se marrëdhëniet shumë të mira dhe tradicionale mes dy vendeve edhe dy popujve tanë do të zhvillohen edhe më tej në dobi të interesave dhe qëllimeve tona të përbashkëta, ku kontributi i Presidentes së Zgjedhur të Republikës Helenike, Znj. Katerina Sakellaropoulou, është i një rëndësie të veçantë. 🇦🇱🤝🇬🇷”, shkruan Meta.

Loading...