7-vjeçari Jase i shkroi të atit një letër për ditëlindje, duke i kërkuar postës që t’ja dërgonte babait të tij në Parajsë, pasi babai i tij u nda nga jeta 4 vite me parë.
Në pjesën e përparme të zarfit vogëlushi shkroi:
“Zoti postier, a mund ta dërgosh këtë letër në qiell për ditëlindjen e babait tim? Faleminderit.”
Ai nuk priste asnjë përgjigje, megjithatë shërbimi postar, të prekur nga letra e vogëlushit i dërgojnë atij një letër duke i thënë:
“Kjo ishte një sfidë e vështirë pasi duhet të shmangim yjet dhe objektet e tjera galaktike në rrugën drejt qiellit. Sidoqoftë të jesh i sigurt që kjo letër e rëndësishme është dërguar.”
“Unë në fakt nuk mund ta përshkruaj se sa i gëzuar është ai duke e ditur që babai i tij e mori letrën.”- ka shkruar mamaja e Jase në llogarinë e saj në Facebook, ku ka publikuar letrën e të birit.