Vasili/ Edi Rama dhe qeveria e tij, si peng i spirales se krimit dhe korrupsionit kanë sot vetëm një mision, që të mbyllin gojën, të mbyllin të gjitha mundësitë e komunikimit me-diatik

Petrit Vasili ka komentuar veprimin e Asamblesë Parlamentare të KiE për të çuar Paketën Anti- Shpifje për opinion Venecias si goditjen e dytë për Ramën nga ky institucion.

Nënkryetari i LSI kujton se ishte pikërisht Këshilli Europian që refuzoi të monitorojë zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, dhe fill pas 6 muajsh vjen dhe ky veprim.

Vasili thotë se edhe nëse Rama implementon Paketën Anti- Shpifje, ka mijëra mënyra për të denoncuar skandalet e qeverisë së tij siç po bën ‘Fitch’, Transparency International apo KiE.

Ai bën thirrje që zgjedhjet e parakohshme të bëhen sa më parë për të zgjidhur krizën dhe për të hapur negociatat.

DEKLARATA E PETRIT VASILIT

Të nderuar qytetarë, Edi Rama dhe qeveria e tij, si peng i spirales se krimit dhe korrupsionit kanë sot vetëm një mision, që të mbyllin gojën, të mbyllin të gjitha mundësitë e komunikimit me-diatik, që të vërtetat e skandaleve të tyre të mos njihen nga shqiptarët. Sulmi i tyre ndaj fjalës së lirë, është sot thjesht dhe vetëm luftë ndaj së vërtetës. Shqiptarët i njohin mirë skandalet e pafundme financiare, korruptive dhe kriminale për shkak të cilave Shqipëria dhe çdo shqiptar janë sot shumë më të varfër dhe ndihen të dëshpëruar në vendin e tyre.

Edi Rama dhe rilindja duhet ta kenë të qartë njëherë e mirë që skandalet dhe fajet e tyre nuk mund të bëhen të padukshme, cfarëdo lloj ligji, projektligji apo ndalimi që ata do duan të miratojnë. Këto skandale kanë një mijë mënyra për ti bërë publike, dhe ato janë bërë e do të bëhen publike, thjesht dhe vetëm qeveria me këto paketa ligjesh po nxjerr në pah fytyrën e vërtetë dhe pengun e saj të pa çliruar nga krimi dhe korrupsioni. Sot askush, nuk mund t’ja mbylli gojën Transparency In-ternational, që tregon qartë se Shqipëria vetëm në një vit është përkeqësuar 7 vende më poshtë për korrupsionin, apo që ka rënë 23 vende krahasuar me vitin 2017, viti kur rrëmbeu tepsinë e timonin. Askush nuk mund t’ja mbyll gojën Bankës Botërore, që tregon se Shqipëria është një nga tre vendet më të kor-ruptuara në Botë, së bashku me Sierra Leone dhe Laos-in.

Askush nuk mund t’ja mbyll gojën Forumit Ekonomik Botëror, që e rendit Shqipërinë si vendin e parafundit në botë për mundësinë e punësimit. Askush nuk mund t’ja mbyll dot gojën Këshillit të Eu-ropës, që rivendosi nën monitorim për Pastrimin e Pa-rave Shqipërinë dhe do ta mbajë atë të tillë edhe për vitin 2020. Kjo situatë, më e keqja që Shqipëria ka provuar ndonjëherë në 30 vitet e pluralizmit, ka vetëm një zgjidhje dhe kjo zgjidhje është ajo që qytetarët japin përmes votës së lirë. Ndaj, Zgjedhjet, të parakohshme, sa më parë! Ky është shërimi i lëngatës që po vuan Shqipëria dhe shqiptarët. Zgjedhjet e parakohshme janë përgjigja e vetme, ballore, ndaj qeverisë së telekomanduar nga krimi, trafiqet dhe paratë e pista.

Zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme që Shqipëria të eci në rrugën e Integrimit Evropian dhe të hapë negociatat për anëtarësim, kundër skenarit të mirëmenduar të Edi Ramës për izolimin e vendit dhe për ndryshimin e aksit perëndimor të shqiptarëve drejt reali-teteve autokratike-diktatoriale me të cilat shqiptarët janë ndarë njëherë e përgjithmonë në fund të vitit ’90. Zgjedhjet e parakohshme të lira dhe të ndershme janë zgjidhja dhe shpresa e vetme.

Loading...