Dukati
Thuhet se me këtë emër njihet qysh nga viti 220 para erës së re.
Evlija Celebiu, në librin ” Shqipëria para 200 vjetëve” thotë se në jug të ishullit të Sazanit, është një krahinë e madhe shqiptare me emrin Dukat, që përbëhet nga 100 fshatra.
Konsulli francez pranë Ali Pashë Tepelenës, Poucevil shkruan se fshatin Dukat e ka themeluar me këtë emër Mihal Duka.
Në këtë linjë është edhe Koço Boçari, i cili shkruan se gjyshi i Mihal Dukës ishte një nga 200 partizanët e Johanit të V-të të “Canta Cuzen” me origjinë nga Dukas, që i përket njërës prej familjeve më të përmendura të asaj kohe në Kostandinopojë.
Varianti i dytë flet se këtë emër e ka marrë nga që vinin e pushonin Dukët, duke qenë një fshat i bukur turistik e klimaterik.
Një version i tretë thote se emrin e ka marre nga monedha me vlerë e quajtur “Dukat
Pavarësisht nga hipotezat e njohura e të shkruara, ajo çka mbetet e rëndësishme eshte se ky fshat ka një prejardhje teper të lashtë.