Sali Berisha/ Banditët janë produkt i Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në lidhje me kriminelët në politikë.

Duke folur për biznesmenët, ish-kryeministri Berisha u shpreh se nuk është kundër futjes së tyre në politikë, por sipas tij, biznesmenët janë të ndarë nga kriminelët që ka futur Edi Rama në politikë.

Banditët janë produkt i Edi Ramës.

Nuk ka futur askush banditë, vrasës në parlament. I futi Edi Rama.

Por jo vetëm kaq. Janë 15 banditë e kriminelë në bashki’, tha ish-kryeministri gjatë debatit në emisionin ‘Opinion’.

Loading...