Tokën po e ‘përpin’ deti, dhjetëra vila në rrezik

Një fshat mund të humbasë 24 shtëpi për shkak të efektit shkatërrues të erozionit në vijën bregdetare që po zhduket me shpejtësi në Yorkshire të Anglisë.

10 metra tokë janë zhytur në det në më pak se një vit në një vijë bregdetare rreth 80 kilometra, e cila është gërryer nga dallgët e detit për shkak të përmbajtjes së dobët të saj.

Në një raport të fundit thuhet se erozioni do të vijojë edhe me ritme më të shpejta për shkak të ndryshimit të klimës dhe 24 shtëpitë rrezikojnë të shemben brenda vitit 2025.

Anëtarët e këshillit të Yorkshire i kanë bërë thirrje qeverisë të sigurojë fonde për banorët e prekur.

Loading...