Sipas vendimit të gjykatës, Mita duhet të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, ose të një vendimi të dytë nga trupa gjyqësore. Në sallën e gjyqit, 41-vjeçarja ka folur dhe mësohet të ketë thënë se gjithçka është e sajuar nga ish-bashkëjetuesi i saj.
Ajo ka deklaruar se video nuk është e vërtetë dhe fajëson ish-bashkëjetuesin e saj për montim. “Momenti që unë jam konfliktuar me vajzën time nuk është siç paraqitet në televizor, kam dyshime se është manipuluar kjo video dhe kërkoj të bëhet ekspertimi i saj se ish-bashkëshorti im ka mbaruar për aktrim dhe regjisurë dhe di të përdori mënyrat për të bërë manipulime.
Mendoj se qëllimi i ish-bashkëshortit tim ka qenë që ai të marri kujdestarinë e djalit dhe të vajzës time, me qëllim që të përfitojë bonuset dhe banesën që unë marr nga Bashkia Sarandë. Sa e dua unë vajzën time këtë e di unë dhe zoti në qiell, por rrethanat e mia ekonomike sociale dhe ngatërresa me një njeri si ish-bashkëjetuesi im më ka bërë sikur unë jam përbindësh”, mësohet të ketë thënë ajo para togave të zeza.
Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe mësohet se ajo është braktisur nga të gjithë familjarët, pasi askush nuk i ka shkaur sot për ta mbështetur në Gjykatë.
Dhuna u denoncuame video në emisionin Fiks Fare, ku shihej dhuna e rëndë ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për të miturën, por vetë nëna e saj. Me zë dhe figurë, emisioni tregoi se nëna e dhunonte sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme.