Gjermani, 26-vjeçari vrau 6 personat e familjes së tij

Një burrë ka qëlluar për vdekje gjashtë anëtarë të familjes së tij duke përfshirë prindërit- në qytetin gjerman Rot am See, ka thënë policia lokale në një konferencë.

I dyshuari 26-vjeçar thirri shërbimet e urgjencës gjatë drekës për të thënë se ai kishte qëlluar disa persona në një restorant. Burri, i cili kishte një leje për armë, u arrestua ndërsa priste policinë jashtë ndërtesës. Trupat e tre burrave dhe tre grave u gjetën brenda restorantit.

Viktimat ishin të moshës midis 36 dhe 69 vjeç, tha policia në shtetin e Baden-Württemberg. Dy të afërm të tjerë u plagosën, dhe janë në gjendje kritike.

Policia tha se i dyshuari kishte kërcënuar gjithashtu edhe dy anëtarë adoleshentë të familjes së tij – por djemtë nuk ishin dëmtuan. Të shtënat besohet se kanë të bëjnë me një mosmarrëveshje familjare.

Policia po përpiqet të përcaktojë motivin e saktë të të shtënave. Nuk ka asnjë provë që dikush tjetër ishte përfshirë në të shtënat, thonë ata, citon top channel. Rot am See është një qytet i vogël me rreth 5,000 banorë në rrethin Schwäbisch Hall në veri-lindje të Stuttgart, dhe raportet lokale thonë se i dyshuari është në të 30-tat e tij.

Loading...