Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pranë Pishkashit, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.
Sipas burimeve zyrtare, viktima është identifikuar si Ardian Vreto, 45 vjeç, ndërsa të plagosurit janë një çift nga Durrësit Adnan e Frida Sofa si dhe një grua tjetër.
Vreto, ish-punonjës policie në Librazhd është vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd.
Ai ishte shofer i mjetit tip “Ford” që u përplas me mjetin tjetër “Benz” në fshatin Pishkash dhe humbi jetën në vend. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital.
Loading...