Sarandë/ Gjykata lë në burg ‘nënën barbare’ që dh.unoi vajzën

Gjykata e Sarandës ka caktuar urdhër mbrojtjeje për dy fëmijët e Elizabeta Mitës duke lene ne qeli nenen e akuzuar per dhune.

Vajza 13-vjeçare e dhunuar barbarisht nga nëna 41 vjeçare dhe djali që ajo ka nga bashkëjetesa tjetër do të qëndrojnë nën kujdesin e prindërve të Elizabeta Mitës.

Kjo e fundit ndodhet në burg për dhunën barbare të ushtruar ndaj vajzës së saj 13-vjeçare. Po ashtu, gjykata vendosi edhe që bashkëjetuesi i nënës 41-vjeçare të largohet nga shtëpia.

Të premten Gjykata e Sarandës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Elizabeta Mitën, pavarësisht pretendimeve të saj se videoja ku dukej duke dhunuar vajzën është e montuar.

Gjatë seancës, ajo akuzoi edhe bashkëshortin e saj se ngacmonte seksualisht vajzën 13-vjeçare.

Videoja u bë publike pak ditë më parë nga një emision investigativ, ku 41-vjeçarja rrihet vajzën e mitur pse nuk kishte larë enët.

Loading...