Termeti shkatërrimtar që goditi Turqinë të premten, u ka marrë jetën deri më tani 29 personave, dhe mbi 1400 kanë mbetur të plagosur.
Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se përafërsisht 22 persona janë ende nën rrënoja, ndërsa deri më tani janë arritur të nxirren gjallë nga rrënojat 43 njerëz. Tërmeti me magnitudë 6.8 tronditi provincën Elazig, në lindje të kryeqytetit Ankara, rreth orës 19:00 të ditës së premte.
“Në fshatin tonë disa njerëz humbën jetën. Shpresoj që Zoti do të na ndihmojë”, tha Sinasi.
“Kafshët tona ngordhën. Familjet e kaluan natën të mbuluar me batanije pranë një zjarri të vogël”, tha më tej ai për Reuters. Njëzet e pesë persona vdiqën vetëm në Elazig dhe katër të tjerë në provincën fqinje të Malatya. Ministri i Shëndetisë, tha se 128 persona të lënduar po marrin trajtim ku 34 prej tyre janë gjendje më kritike.
Presidenti Tayip Erdogan anuloi axhenden dhe udhëtoi për në Elazig dhe Malatya për të inspektuar ekipet e shpëtimit. Ai gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e varrimit të një gruaje që vdiq bashkë me djalin.
“Ne po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe po përpiqemi që askush të mos mbetet pa ushqim”, tha ai. Praprakisht janë identifikuar 514 ndërtesa të dëmtuara rëndë dhe 409 ndërtesa të dëmtuara lehtë në Elazig dhe Malatya, ndërsa 72 objekte u shemben duke zënë brenda shumë njerëz.