Disa shenja që trupi ju tregon se diçka nuk po shkon siç duhet me shëndetin tuaj

1. Edemat në këmbë

Ënjtja e këmbëve nuk është e pazakontë. Në fakt, kjo është e pritshme kur gratë janë shtatzënë ose pasi njerëzit kalojnë orë të shumta duke qëndruar në këmbë. Ndërsa në rastin kur kemi të bëjmë me patologji, ajo më e shpeshta është insuficienca kardiake e djathtë. Kjo gjendje karakterizohet nga zemra që nuk pompon në mënyrë efektive, duke rezultuar në mbajtjen e lëngjeve në organizëm. Për fat të keq, kjo gjendje patologjike nuk është e pazakontë dhe vlerësohet se çdo vit në Shtetet e Bashkuara diagnostikohen rreth 550,000 raste të reja. Kjo gjendje mund të vihet re tek njerëzit e të gjitha moshave, nga fëmijët tek të moshuarit.

2. Shenjat në gjuhë.

Në rrethana normale, gjuha juaj duhet të jetë e kuqe dhe me lagështi. Nëse gjuha juaj është e thatë dhe e zbehtë, kjo mund të tregojë një mungesën hekuri në organizëm. Një test i shpejtë i gjakut do t’ju tregojë, nëse nivelet tuaja të hekurit janë shumë të ulëta apo jo.

3.Aroma e djersës

Djersa dhe aroma që ajo mban, mund të japin shumë informacione mbi shëndetin tuaj të përgjithshëm. Përshembull, sheqeri i gjakut mund të jetë jonormal, nëse djersa juaj merr një aromë acetoni. Mjekët endokrinologë thonë se personat me diabet mund të kenë gjithashtu një erë të këndshme të djersës për shkak të sheqerit që akumulohet në lëkurë. Problemet me mëlçinë ose veshkat mund të jenë të pranishme në qoftë se djersa mban erë si amoniak.

4.Humbja e vetullave

Vetullat e plota dhe të errëta bëjnë shumë bujë në botën e bukurisë, por nëse vetullat tuaja fillojnë e bëhen më të rralla, kjo mund të jetë për shkak të sëmundjeve të gjendrës tiroide. Kjo mund të ndodhë në kushtet kur tiroidja është tepër aktive në hipertiroidizëm apo joaktive në hipotiroidizëm. Nëse sëmundjet e tiroides do të shfaqet tek ju , do të vini re se pjesa e jashtme e vetullave fillon të hollohet.

5.Aroma e këmbëve

Nëse këmbët tuaja mbajnë aromë, pavarësisht se këpucët dhe çorapet janë të pastra, atëherë duhet të bëni kujdes. Kjo gjendje ndodh si rezultat i një infeksioni fungues dhe ngjitës. Në përgjithësi paraqitet si një skuqje që është me luspa dhe e kuqe. Kruajtja e thellë është e zakonshme dhe tenton të jetë më e rëndë kur heq çorapet dhe këpucët.

6. Rritja e flokut aty ku nuk duhet.

Tek gratë , nëse flokët po rriten aty ku zakonisht nuk duhet të ketë flokë, kjo mund të sinjalizojë një çështje me shëndetin tuaj. Një nga arsyet më të zakonshme për këtë është sindroma ovariane policistike. Kjo gjendje karakterizohet nga probleme të ndryshme metabolike dhe një çekuilibër hormonal. Rritja jonormale ose e tepruar e flokëve ndodh në përgjithësi për shkak se trupi juaj fillon të prodhojë shumë hormone mashkullore. Flokët mund të rriten në fytyrë, në qafë dhe në veshë. Vlerësohet se në të gjithë botën, rreth 8 deri në 20 përqind e grave kanë këtë gjendje.

7.Njerëzit e shkurtër jetojnë më gjatë

Për sa kohë që një person i shkurtër nuk ka probleme të mëdha mjekësore, ai ka tendencë të jetojë më gjatë se bashkëmoshatarët e tij më shtatlartë, thotë hulumtimi i paraqitur në Shqyrtimin Antropologjik. Besohet se kjo është e lidhur me një nga gjenet përgjegjës për shtatin e shkurtër. Mendohet se ky gjen është pjesërisht përgjegjës edhe për jetëgjatësinë.

Loading...