Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se është rritur në 35 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë AFAD njoftoi se 35 persona kanë humbur jetën ndërsa 1.556 të tjerë janë të plagosur që kanë marrë trajtime në spital pas tërmetit që goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e 24 janarit.
Agjencia e emergjencave ka bërë të ditur se si rezultat i operacioneve të kërkim-shpëtimit deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 45 persona.
Në rajon kanë mbërritur 9.233 çadra prej të cilave ka përfunduar instalimi i sasisë së nevojshme. Pas analizave përcaktuse të dëmeve është konstatuar se janë shembur 76 ndërtesa, janë dëmtuar rëndë 642 dhe 425 ndërtesa kanë dëme të vogla dhe të mesme, njoftoi AFAD në deklaratën e saj.
Gjithashtu AFAD tha se në punimet në terren janë të angazhuar një personel prej 3.433 personash të ekipeve të kërkim- shpëtimit si dhe 192 të tjerë nga grupet për çështjet e ushqimeve, strehimit, energjisë, komunikmit dhe punimeve të tjera psiko-sociale.
Pas termetit te forte jane shenuar edhe 400 pas lekundje te tjera raportuan autoritetet.
Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) dhe Zëvendëspresidentin Fuat Oktaj (Oktay) shkoi në Elazig për të bërë inspektime në lidhje me tërmetin 6,8 ballë me epiqendër nënprefekturën Sivrice të këtij rrethi.
Presidenti Erdoan mori pjesë në varrimin e dy viktimave të tërmetit, ku tha: “Që prej të kaluarës e deri më tani ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim këto tërmete”.
“Ne si shtet bëjmë deri në fund çfarë të kemi në dorë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë punimet e kërkim shpëtimit”, tha Erdoan.
Presidenti Erdoan në lidhje me shtëpitë e shembura dhe ato që janë dëmtuar nga tërmeti në rajon tha: “Në vend të rrënojave në fshatra dhe lagjet e ndikuara nga tërmeti me anë të Agjencisë për Administrimin e Banesave Kolektive ose Agjencia e Zhvillimit të Strehimit (TOKI) do të bëjmë atë që nevojitet. Nuk do të lëmë asnjë pa shtëpi”.