Si puna e tepërt më shkatërroi trurin dhe trupin!

Punoja pa pushim. Kompania ishte kthyer si një lidhje dashurie. Unë e quaj atë: “Lidhja ime më e madhe e dashurisë” sepse kështu m’u bë, kaq shumë e rëndësishme. Identiteti im ishte kaq shumë i lidhur me punën. Nëse s’do të punoja, nuk do të dija se kush isha.”

Në vitin 2017, Amber Coster ishte një ambicioze në fund të të 20-ave, me një pozicion të lartë, në një kompani të suksesshme teknologjie.

“Nga jashtë, jeta ime dukej e jashtëzakonshme.”,- thotë ajo. Por ajo po injoronte disa shenja të rëndësishme, që tregonin se diçka po shkonte keq.

“Unë thosha gjithmonë se ndihesha e sëmurë dhe e lodhur nga ndjenja e të qenit e sëmurë dhe e lodhur.”,- thotë Amber. Dhe përveç lodhjes dhe vjelljes kronike, ajo kishte migrenë, dhimbje ekstreme të barkut, skuqje të lëkurës dhe ekzemë. Mjeku e diagnostikoi me një përsëritje të etheve të gjëndrave të hershme. Dhe Amber, e cila jeton në Londër, mori dy javë pushim nga puna për t’u rikuperuar.

Por gjërat u përkeqësuan. “Nuk mund të flisja më siç duhet. Ulesha me partnerin për darkë dhe i kërkoja të më jepte letrën, në vend t’i thosha të më jepte ujë. Nuk i lexoja dot numrat. Nuk shkoja dot të bëja pazarin.”,-shprehet ajo, shkruan dritare.net

Ndërsa dy javët e pushimit u shndërruan në gjashtë muaj, mjekët bënë teste të panumërta. Një mjek i tha asaj që kishte rezultatet e testit të gjakut të “një olimpiani 20-vjeçar”.

“Unë thjesht qaja. E dija se kisha diçka që nuk shkonte, po çmendesha.”

Ajo që mjekët nuk e dinin dhe vetë Amber nuk ishte ballafaqur, ishte se ajo kishte punuar jashtëzakonisht shumë. Ajo ngrihej rregullisht në 05:30 për të dërguar email, duke punuar deri në 23:30, kur ajo binte në shtrat dhe anulonte planet e fundjavës në mënyrë që të bënte akoma më shumë punë.

Askush nuk i kishte thënë asgjë asaj për rutinën e saj. Kur punonte më pak, ajo ndihej si e paaftë. Kompania ku punonte Amber kishte shumë fluks, bënte shumë shitje dhe sillte shumë të ardhura. Duke qenë se punonte pa pushim, asaj i ishte dëmtuar jo vetëm trupi, por edhe truri. Ajo iu drejtua një psikiatri, ku kuptoi se, sa keq ishte edhe nga ana psikologjike.

Ekspertja e gjumit dhe shkrimtarja, Dr.Nerina Ramlakhan, tha se simptomat fizike të sëmundjes së saj janë shenja të zakonshme paralajmëruese. Ekspertja thotë se, ka parë shumë raste të tilla, të shkaktuara shumica nga përdorimi i teknologjisë.

Dr.Ramlakhan këshillon që të bëni pak pushim nga ekrani i kompjuterit, apo telefonit, sado të vogla, por merruni me diçka tjetër. Largohuni pak nga zyra, shkoni në banjë, kur shkoni për drekë, mos përdorni telefona, mos i përdorni te dhoma e gjumit. Nëse uleni për të ngrënë, hani, kur shkoni për të fjetur, flini. Ju që rrini për shumë kohë para kompjuterit, bëni mirë që të largoheni pak nga kjo rutinë, bëni një udhëtim të shkurtër.

Shenjat e krizës së shëndetit mendor, sipas Dr. Ramlakhan

Hapi 1: Ndjenjë të vazhdueshme të presionit dhe ankthit; një ndjenjë sikur ke shumë gjëra për të bërë. Zgjoheni dhe me stomak bosh, pini kafe. Nuk e ndani telefonin për asnjë çast.

Hapi 2: Nuk bëni pushim gjatë ditës, punoni me orë të gjata, punoni edhe në fundjavë. Madje edhe kur jeni ulur në tualet, punoni.

Hapi 3: Simptomat fizike do të zmadhohen. Mund të keni dhimbje koke dhe migrenë, zorrë të irrituar, plagë të vogla të cilat nuk largohen dhe dhimbje në trup.

Hapi 4: Deri tani duket sikur puna nuk ka ndikim te ju, por mund të pësoni çrregullim në sjellje. Do të jenë të paduruar, arrogantë me kolegët, të tendosur, të irrituar, mund të bëni shumë gabime, të bëni si perfeksionistë. Mund të filloni të keni probleme shumë serioze muskulore-skeletore, probleme me shpinën, probleme me qafën dhe shpatullat, informon dritare.net

Hapi 5: Klientët mund të fillojnë të ankohen. Atëherë ju do të keni më shumë ankth, depresion, probleme serioze mjekësore.

Amber u shërua dhe u kthye në punën e saj. Ajo bënte stërvitje rreth shëndetit mendor dhe kolegët e saj filluan t’i hapeshin, t’i tregonin për problemet e tyre. Tani Amber e ka lënë punën e vjetër, ka blerë një shtëpi, është martuar, ushtrohet vazhdimisht dhe ka krijuar kompaninë e saj, “Balpro” me një mision për të ndihmuar bizneset të balancojnë synimet për rritjen e fitimeve vjetore, me mirëqenien e punonjësve.

Ndërkohë që më parë Amber rrinte pa pushim në punë, pasi kapërceu sëmundjen, tani del çdo ditë, ha darka me familjen, u gjendet pranë miqve të saj kur kanë nevojë etj.

Për të ndihmuar njerëzit që të kalojnë krizat e shëndetit mendor, sipërmarrësja, Jana Dowling krijoi një aplikacion “MyArkeo”, me mbi 1 milion investime. Ky aplikacion është bërë për të ndihmuar njerëzit që të ndjekin çdo gjë për shëndetin mendor në të njëjtën mënyrë siç ndjekin dietën, peshën apo stërvitjet, të krijojnë lidhjen me të dhënat, për shembull nivelin e ankthit dhe gjumit, apo konsumimin e kafeinës dhe stresi në punë./Përshtati nga BBC: Kadrije Çako/dritare.net

Loading...