Dossier
Ripublikim(publikimi i pare 2005.Nga ky shkrim jane mare te gjitha te dhenat per shkrime apo reportazhe te ndryshme)
“Sofra e Zotit”-një atraksion natyre
Gezim Llojdia
Enigma dhe misteri i gurit me qiell,një monument natyre i shpallur në katundin Vranisht të rrethi Vlorë
“GURI ME QIELL”
Një gurë me peshë rreth 10 ton i vendosur mbi dy këmbë,qëndron në fshatin Vranisht,në majën e Lipes
Turistët nga vende të perëndimit vijnë cdo verë dhe ngrenë cadrat tek guri me qiell
Siluet e heshtur.“Guri me qiell” ,qëndron atje për ku ishte nisur.Dhe ngeli ashtu i ngrirë.Për mote të tëra i heshtur.Silueta e tij është zbuluar dhe është vlersuar duke ju dhënë statusi monument natyre,në rrethin e Vlorës.
Koha.“Guri me qiell” e nisi garën nga kohërat më të hershme të njerëzimit.Si i tillë mbetet një urë lidhëse me botën,që nuk shquhet përtej mjegullave.
Të dhëna për “Gurin me qiell”
Pesha:Afërsisht rreth 10 ton.
Forma:drejtkëndëshe.
Pozicionimi:Vendosja mbi dy gur.
Vendodhja:faqja veriore e malit të Bogonicës.
Afërsia:me vendin e shenjtë:”lëmi i lejlerëve”
Rituali:vend pagan.
Emërtimi :”Sofra e Zotit”.
Rrugëtim
“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra e vendosjes,pesha dhe forma mund të quhet më i veçanti edhe më gjerë gadishullit tonë.Asgjëkundi syri,nuk të ndesh një monument natyre kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e tij,formën,mënyrën e vendosjes.Larg çdo përfytyrimi,guri me qiell përbënë dhuratën e natyrës,për një vend të ashpër malor,vendosur në një vend me pjerrësi diku në faqet e një mali jugor.
ORIGJINA
Për specialistin e monumenteve të kulturës në Vlorë,”Guri me qiell’,është një monument prehistorik i shfytëzuar nëpër kohët e mjegullta nga banorët vëndas.
Ka disa pikëpamje të ndryshme rreth tij,por duke gjykuar nga rrethanat po ndërtoj tre variante.
Ndërtimi Nr 1
Guri me qiell është vendosur në kohët prehistorike.Mendimi studjuesve të rrethit.Por madhështia, që shfaq ai dhe pesha që arrin në disa ton hyjnë në dyshime.Identifikimi se ky gur në formën drejtëkëndëshe,që të shfaqet në një pamje hyrëse,pra në njërin krahë është ngritur në këtë lartësi dhe në këtë formë në kohërat prehistorike,mund të përbëjë një informacion jo fort të besueshëm.Ngrihet befasisht kjo pyetje:A ka patur mjete kaq të fuqishme,që të ngrenë në lartësi mbi 1 m, një gurë me këto dimesione dhe peshë kaq të madhe?Ndër idet mund të konceptohet se mënyra e fshehtë,që është zbritur në ngritjen e piramidave të Egjyptit,mund të zbuloj edhe këtë fakt,mënyrën e ngritjes së gurit me qiell.Ndërsa aty nuk mund të shqyrtohet mundësia se ky gur është sjellur nga largësi ose distanca të mëdha.Gurë të përmasave më të mëdhenj,gjenden kollaj,nëpër këtë lartësi malesh.Madje rruga deri atje është e përmbytur nga gurë me me forma dhe madhësi të ndryshme.
Mos vall është rrokanisur nga lartësit e malit.Kjo duhet të jetë përafërsishtë.Por këtu ndryshojnë dy gjërra.Guri është i latuar,çuditërisht ka pamje drejtkëndëshi faqja e parme e tij me dy nga dy brinjët të barabarta.Vendoja në dy këmbë,për të cilën thuhet se këmba në anën lindore është pjesë e atyre gurëve, që përmban vendi ka ekzistuar aty.Ka një mënyrë që ka gjetur terren.Kur thuhet se guri me qiell është rrokanisur nga lartë.Zvaritur,rrokullisur poshtë.Enden shumë pyetje,që lënë shteg dyshimi në hapsirat e pafundme.
Ndërtimi Nr 2
Ende i pazbuluar qëllimi.Në horizontin e dyshimit,skalitur pyetja.Me këtë formë,peshë disa ton,i haruar,mbuluar prej pluhurit të kujtesës.Gjurmët e lashta të ritualeve pagane,zbardhin një fakt.Legjendat,që ngrihen për atë,këngët që thuhen se vinte nga pjesa tjetër,ku qëndron e përhershme mjegulla.Sjellim argumentat.”Guri me qiell” ka afërsi me shpellën e banuar të Lipes.Ka afërsi me një gur tjetër ,që quhet guri i qytetit i shpallur i veçantë,por i pashpallur ende si monument.Ky fenomen i çuditshëm natyre,nga të dhënat e gërmuara quhet një objekt i shenjtë,nga njerëzit e kohëve të hershme,që i ka shërbyer në ritet pagane.Mosha as nuk njihet edhe as nuk është identifikuar.Ky monument natyre i rrallë në asnjë vend tjetër nuk gjëndet me formën origjinale.
Ndërtimi Nr 3
Me mëndje tërësisht të kthjelluar ky monument nuk është mbajtur anonim nga vëndasit.
1-Emërtohet :”Sofra e Zotit”.Saktësimet i ka bërë specialisti i monumenteve në Vlorë.Por vëndasit më japin edhe këto fakte:Një çoban është strehuar aty në një mot me lloh dhe e ka vrarë vetëtima.Guri me qiell ka përmasa të një dhoma më thotë një vëndas.Në afërsi të gurit me qiell,ka disa vende të tjera që kanë emërtime të veçanta ku mendohet janë kryer rituale.
2-Në afërsi të gurit me qiell ndodhet :”Lëmi i lejlerëve”.Vend i shenjtë për vëndasit.Është përdorur nga vendasit në periudhën pellazge,quhen :”pjella e bardhë”.
3-Në afërsi të gurit me qiell,ndodhet hijerëndë mali i Bogonicës.Ky emërtim i shqipëruar do të thotë:”Vendi I Zotit”.Por vetëm një vijë ajërore të heqim do të zbresim tek emërtimi:”Qafa e Elimit”,për elimët,këtu janë sjellur argumenta nga F.M.Rrapaj,studjues në shtypin periodik.
Përse vallë vëndasit i kanë dhënë këtë emërtim :Sofra e Zotit” dhe malit ca më tej “Vendi i Zotit”?Cila sofër është shtruar atje dhe me ç’farë është shtruar?.Përse qënka vendi i Zotit,cila mrekulli ka ngjarë këtu?
Mos vall ,madhështia e tij,pozicionimi,pesha impresionimi!Mos vall është një çudi qiellore!Bota,në fund të fundit,ç’të mund të jetë,përveçse krijesë e shpallur e Perëndisë.Njerëzimi ka kërkuar të gjejë Perëndinë.Ka ngritur vepra të larta monumentale,që të identifikojnë Perëndinë.Ka gjetur kështu një mënyrë të vetëm për tiu falur asaj fuqie misterioze të thellësuar të shpirtit.Asnjëherë,ai se ka kuptuar se ku gjëndej Perëndia.”Mos kërkoni Perëndinë-shprehet poeti panteist Naim Frashëri,nëpër mur’ e nëpër gur/Po shihni mirë njerëzinë.Zemrën e njeriut në jetë/Është vendi i Perëndisë/Është atje Zot i vërtetë…..
GURI ME QIELL
“Guri me qiell” është monument natyre në faqen veriore të malit të Bogonicës. Guri me qiell është objekt i vizitueshëm.Por distanca është 1.5 orë nga katundi Vranisht i qarkut Vlorë.Mund të përshkruhet rrugëtimi vetëm me kafshë për turistët.Guri me qiell,ka një format të habitshëm.Shfaqet se një dorë skulptori,një mjeshtër hyjnor sigurisht,e ka gdhendur ,skalitur me kujdes deri sa i ka dhënë formën origjinale të një drejtkëndëshi në një faqe.Një skalitje të tillë,por edhe kaq origjinale,që i atribohet dorës së njeriut me kaq siguri,mjeshtri fsheh formula të pazhbirueshme.
Guri me qiell ka përmasa të një dhome të zakonshme.Pesha mund të shkoj 10 ton.Guri me qiell gjëndet i vendosur mbi dy gur,ose dy këmbë guri.
Është i ngritur nga sipërfaqia e tokës.Këmba,që e mbanë nga ana veriore është një gurë,cilësohet autokton dhe ka ekzistuar duke u përvijuar poshtë sipërfaqes së tokës.Këmba në anën perëndimore është guri i sjellur.”Guri me qiell” është quajtur:a- objekti është gur,pavarësisht formës dhe peshës e latimit.b-me qiell.Guri nuk gjëndet i vendosur në tokë.
Është i ngritur nga lartësia e tokës.Është në hapësirë.Sipas konceptit të vëndasve është i larguar nga toka,d.m.th është në lartësi,pra siç quhej qiell,pa u thelluar se ç’quhej qiell,pa u thelluar se ç’distancë është lartësia tokë-gurë.
Guri me qiell është monument natyre dhe është gjendur në këtë pozicion në kohëra të mbuluara mjegullisht,që studjuesit i quajnë prehistorike ,a diçka më ndryshe.Është vrojtuar pozicionimi i tij përmes mijërave syve.
Befasisht nuk ka ardhur,në këto lartësi,veç malin që e mban si mik të vjetër nga kohët e shkuara.
Emërtimi qiellor mos është shkaktuar ardhja nga ajo pjesë ku qëndron absolut misterioziteti,bota e pashëmbshme e fshehur.Mos ka këpërcyer ato sinore,për tu shfaqur në një lartësi malesh.Në anën e majtë gjënden gjurmët që flasin se vëndasit kanë dashur ta skalisin gurin,ndoshta ta shpërfytyrojnë,duke e goditur mizorisht,për ti hapur disa shkallë të vogëla.
Kurse emërtimi vëndas “Sofra e Zotit” është një urë lidhje me vendodhjen e tij afërsishtë me Vendin e Zotit,malin e Bogonicës dhe afërsia me :’lëmin e lejlerëve” vend i shenjtë pellazg.Por zbuluesit kërkojnë ta shkëpusin nga këto labirinthe fshehtësie të pagoja.I përket kohës prehistorike,thonë dhe bëjnë citime me legjenda,këngë si dhe afëria që ka me shpellën e banuar të Lipes,dalin krejt zbuluar se është monument natyre i shfytëzuar në kohët prehistorike.Pozicionimi i tij është pjesa më delikate.Nga erdhi dhe si erdhi?U rrokanis nga mali?Por kush e ngriti dhe me ç’mjete?C’forcë titanike shte ajo,që e shkëputi nga toka.Kush e latoi në një faqe dhe përse në këtë vend?C’farë enigme mbart,ky monument i pagojë,dëshmitar i heshtur i kohës tonë!
Guri me qiell është vend i preferuar i mjaftë turistëve , që mbrijnë këtu me ngrohjen e motit.Është një iniciativë private,që ka disa vite që ushtrohet e Muhamet Tartarit,poet i zonës dhe krijuese e gjurmues popullor,ushqyesi kryesor i grupit folk të Vranishtit,që i mbledh turistët të cilët ngrenë çadra në këtë vend dhe pushojnë aty .
Një mënyrë e mirë kjo për turizmin malor dhe për zhvillimin e tij të shpejtë.Është vetëm një miqësi e këtij poeti me turistët, që vijnë dhe ngrenë çadrat tek guri me qiell duke shijuar aromën e malit,ajërin e pastër dhe prodhimet blegtorale të blegëtorëve vëndas.