Humb jetën foshnja 3 muajshe natën, gjyshja/ ‘Bir i nënës vet’

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë natës që lamë pas, në një familje në kryeqytet.

Ai që tregon ngjarjen është fqinji i familjes. Sipas personit, i cili ka preferuar të ngelë anonim, një foshnjë ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Ndërsa nuk bëhen me dije shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, qytetari tregon se gjatë gjtihë natës kanë dëgjuar ulërima dhe të bërtitura të disa grave.

Fillimisht nuk e kanë kuptuar për çfarë bëhet fjalë, deri sa ka zbardur mëngjesi. Ai shton se afër agimit ka dëgjuar zërin e gjyshes duke ulërit. Gruaja dëgjohet të ketë qenë duke vajtur nipin, teksa ulëriste “O bir i nënës s’vet”.

Sipas qytetarit, kjo është vdekja e tretë e një foshnjeje brenda shumë pak ditësh në vendin tonë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së foshnjes së fundit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teki Selenica” në Tiranë, ndërsa derimë tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e autoriteteve.

Mirëmëngjes JOQ! Mëngjesin e sotshëm jemi zgjuar nga ulërimat dhe të qarat e një zonje.

Një tjetër foshnjë 3 muajshe ndërroi jetë. Çfarë po ndodh kështu? Foshnja e tretë që po dëgjojmë. Qeveria realisht duhet të marrë masa mos të ndodhin më. Foshnja ka vdekur në Tiranë, në rrugën Teki Selenica.

Gjithë natën kemi dëgjuar zhurma po nuk e kemi kuptuar. Në mëngjes gjyshja po thoshte “Bir i nënës vet”. Kur kemi shkuar, mësuam se ishte vetëm 3 muajsh”.

Loading...