Rrëzohet moderatorja në mes të emisionit në ‘Top Channel’

Puntata e ditës së sotme në emisionin “Pop Culture” në “Top Channel” ka sjellë plot argëtim dhe të qeshura në ekran.

Vajzat bashkëprezantuese, teksa intervistonin astrologen Meri në studio, nisën të diskutonin për çiftet që shkojnë më shumë sipas shenjës së horoskopit.

Dojna Mema i hapi vajzave “sfidën” e Victoria Beckham, për të parë nëse e meritonin “David-in”. Ato duhet të qëndronin në kolltuk njësoj si Victoria në foton e mëposhtme.

Kejli e kaloi sfidën me sukses, mirëpo Kilda Hysenbegasi është rrëzuar përtokë teksa përpiqej të qëndronte si Victoria.

Vajzat kanë nisur të qeshin me të madhe në studio, ndërsa ky moment i sikletshëm u kalua me sportivitet nga të gjitha.

Loading...