Çfarë ndodhi me helikopterin që i mori jetën Kobe Bryant dhe të bijës

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 41-vjeçare, në helikopterin e tij i cili mori flakë në ajër.

Në helikopter me të ndodhej dhe e bija, Gianna, e cila ishte 13 vjeçe, si dhe 7 persona të tjerë që ndodheshin me ta.

Helikopteri u rrëzua në Kaliforni dhe siç u bë e ditur, Kobe po shkonte në ndeshjen e së bijës ku do të ishte trajner, pasi Gianna ishte e apasionuar në basketboll si i ati.

Sipas mediave të huaja, helikopteri i Bryant qëndroi rreth 15 minuta mi Burbank në mjegull të plotë.

Piloti, Ara Zobayan, po priste që pamja ajrore të qartësohej, duke u mbështetur plotësisht në aftësitë e tij për të parë terrenin poshtë.

Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles, kushtet atmosferike për të flutuar rreth orës 9 të mëngjesit nuk ishin aspak të përshtatshme, pasi kishte një vranësirë ​​në 1.300 metra dhe dukshmëri rreth pesë milje.

Për shkak të pamjes së paqartë dhe mjegullës së dendur, piloti i helikopterit mund të kishte kontaktuar kontrollorët e trafikut ajror dhe të kërkonte të kalonte në rregullat e fluturimit të instrumenteve (SNRF), të cilat do t’i kishin mundësuar atij të fluturonte pa probleme.

Kobe Bryant la pas bashkëshorten e tij Vanessa dhe tre vajzat e tyre Natalia, Bianca dhe të porsalindurën Capri.

Loading...