Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë udhëzon shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Republikës Popullore të Kinës, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.
Në një njoftim për mediat, Ministria e Jashtme deklaron se shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Republikën Popullore të Kinës dhe që kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin duke publikuar edhe adresën.
Embassy of the Republic of Albania
Address: 28 Guanghua Rd, Jian Wai Da Jie, Chaoyang, Beijing, China
e-mail: embassy.beijin@mfa.gov.al
Phone: +86 10 6532 1120
Mobile: +8618611865440
Bilanci zyrtar i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 80 të vdekur dhe më shumë se 2300 raste të infektuar të konfirmuar në të gjithë Kinën.