Rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi kinez, 106 të vdekur

Përkeqësohet situata nga koronavirusi.

Mediat shkruajnë se bilanci është rënduar më ritme shumë të shpejta duke e çuar numrin e të vdekurve në 106.

Edhe numri i të prekurve është dyfishuar raportojnë mediat, duke shkuar në 4515 persona zyrtarisht të prekur ndërsa një ditë më parë ishte 2835 persona.

Kufizimet në udhëtime janë forcuar ndërsa maska e bardhë në publik është e detyrueshme në shumë qytete në Kinë. Qyteti Wuhan është epiqendra por tashmë virusi është përhapur në qytete të tjera dhe madje edhe në shtete të tjera.

Wuhani është bllokuar duke u shndërruar në një qytet ‘të vdekur’ dhe transporti është mbyllur në të gjithë zonën.

Koronavirus shkakton një infeksion të rëndë akut të frymarrjes dhe deri tani nuk ka një kurë apo vaksinë specifike. Shumica e viktimave janë të moshuarit ose ato që kanë probleme me frymarrjen.

Loading...