Flet drejtoresha e Shëndetit publik/ Koronavirusi gjendet tek kafshët, simptomat kurohen

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se koronavirusi gjendet më së shumti tek kafshët.

Duke folur në studion e lajmeve të “Vizion+”, Fico u bëri thirrje qytetarëve që të mos jenë nën panik për çdo simptomë gripi sepse jo gjithmonë lidhet me virusin vdekjeprurës.

Sipas saj, simptomat fillestare të koronavirusit kurohen.

“Ne e ndjekim nga afër këtë situatë. Në fillim ishte Kina, tani u përfshinë edhe vendet e tjera. Por asnjë rast nuk është i palidhur me Kinën. Koronavisuri gjendet shumë tek kafshët.

Ne kemi hasur edhe raste kur transformimi i këtij virusi sjell komplikacione që të çojnë drejt vdekjes. Simptomat kurohen. Është shumë e rëndësishme që të informohet popullata dhe të dihen masat që duhet të merren.”

Ajo po ashtu kërkoi nga qytetarët që të drejtohen tek mjekët për çdo urgjencë mjekësore. Albana Fico shtoi se në ISHP është i mundur identifikimi i koronavirusit.

“Ata që kanë problematika që zgjasin, të drejtohen tek personeli mjekësor. Ne sot kemi kapacitetet për të identifikuar nëse është apo jo koronavirus. Nuk mund të shqetësohen vetëm për koronavirusin, marrja e theksuar e frymës është një urgjencë me ose pa koronavirus.”/ vizionplus

Loading...