Akademia e Shkencave ripropozon shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin ‘Nobel’

Akademia e Shkencave ka ripropozuar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin “Nobel”.

Emri i tij është ripropozuar të martën në tryezën “Kadare dhe letrat shqipe”, me rastin e 84-vjetorit të tij të lindjes.

Kreu i ASH-së, Skënder Gjinushi i ka dërguar një letër Akademisë Suedeze, në të cilën shkruan se pena e Kadaresë ka lënë gjurmë në kulturën e vendit.

Gjeniu i letrave shqipe ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Po ashtu, Kadare u nderua vitin e kaluar me çmimin ndërkombëtar “Nonino”, i cili iu ndahet personazheve të mëdhenj të kulturës.

Loading...