Petrit Vasili/ Europa e dha alarmin, rruga jonë drejt BE mbyllet prej dr.ogës

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar përsëri sot lidhur me videon e transmetuar në median italiane RAI 3 ku thuhej se sasia e prodhimit të kanabisit në Shqipëri është rritur me 12 herë.

Vasili shprehet se rruga e Shqipërisë drejt BE mbyllet prej drogës dhe akuzon qeverinë si kukull të trafikantëve që mbështet prodhimin e kanabisit, dhe jo ta luftojë atë.

Po ashtu Vasili shprehet se edhe në 2004 Shqipëria ishte në hartën e vendeve tranzit të drogës kur qeverisës nga socialistët, por tashmë nga një qeveri rilindëse është jo vetëm vend prodhimi kanabisi, por edhe vend lidhës me Amerikën Latine, edhe vend tranzit për drogën.

Deklarata për mediat e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Në këtë komunikim së bashku, do të doja të ndaja një gjendje alarmante, skandaloze, të pabesueshme, lidhur me shpërthimin e drogës anë e mbanë territorit. Ky shqetësim madhor, i cili e ka mbajtur Shqipërinë larg Europës që i mban qytetarët në një shqetësim të jashtëzakonshëm, në një tension publik, social, të frikshëm që largon investimet e huaja, lidhet pikërisht me atë që droga në Shqipëri nuk luftohet nga qeveria, por mbështetet dhe përkrahet dhe rritja e saj është katastrofike dhe këtë e bënë publike mediat ndërkombëtare. Televizioni Shtetëror RAI3 ka raportuar për rritjen e drogës 1200%, pra 12 herë brenda një viti të vetëm është rritur sasia e kultivimit të drogës.

Do t’ju lutesha të ndiqnim videon që RAI3 ka bërë dhe më pas rikthehemi për të komentuar më gjatë këtë situatë alarmante.

TITRAT: Nis sot udhëtimi ynë sot në Shqipëri që është gjithmonë e më shumë në darën e narkotrafikantëve, vendi në portat e Italisë dhe Europës, është në tratativa për të hyrë në Bashkimin Europian, një shpresë më shumë për shoqërinë civile për tu çliruar nga makthi i kriminalitetit. Prodhimi i kanabisit është kthyer në modë në Shqipëri.

Nga viti i kaluar është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit. Këtë e demonstron edhe një foto e kapur nga ajri, e marrë nga një raport policor që TG3 ka arritur të sigurojë. Janë 100 mijë rrënjë të fshehura në fusha të vogla të fshehura në male. Një lloj kanabisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës. Drejtori i Policisë Kriminale shqiptare, vetëm disa muaj më parë ka thënë se operacionet policore të zhvilluara në 2014, kanë pasur si qëllim shfarosjen e prodhimit të marijuanës në vend.

Në fakt, bimët e gjetura vitin e kaluar janë më pak se 1 mijë, por tani të dhënat e këtij raporti të ri tregojnë një realitet mjaft të ndryshëm që mbahet ende i rezervuar.

Nëpërmjet këtij trafiku të madh të marijuanës bën që Shqipëria të jetë një nga prodhuesit më të mëdhenj, është vënë re një disponibilitet i madh i mafias shqiptare që ka arritur të depërtojë lehtësisht në tregun e kokainës, në ato që quhen afera kriminale. Pra të nderuar qytetarë, Shqipëria është bërë sipas autoriteteve të antimafias italiane një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës, përveçse një pikë tranziti dhe përveçse një urë komunikimi me Amerikën Latine.

Pra në vend gëlojnë trafikantët dhe kriminelët përkundrejt mashtrimit të pacipë dhe sistematik që bën kryeministri i vendit, ministri i tij i papërgjegjshëm dhe sigurisht i inkriminuar i brendshëm Lleshaj dhe kundrejt këtij realiteti tragjik që po shkatërron dhe po rrënon vendin publikohen demagogji pafund.

Sigurisht rruga e Europës mbyllet nga kanabisi dhe nga trafiku i kokainës i të gjitha formave. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria figuron si një vend i kriminalizuar kundrejt mijëra shqiptarëve të ndershëm e të varfër, të cilët duan të punojnë me punë të ndershme dhe të pastër dhe nuk kanë të bëjnë me këtë veprimtari kriminale rrënuese. Shqipëria që në 20014, sërish në një qeverisje socialiste, por jo rilindase, e cila hiqej nga harta e vendeve nyje për trafikimin.

Sot përkundrazi, jo vetëm është pikë trafiku kyç dhe shumë e rëndësishme, por është kthyer dhe në një kultivuese e rëndësishme në nivel ndërkombëtar, një nga prodhuesit kryesor të marijuanës. Këto janë të vërtetat e mëdha. Këto janë të vërtetat që kanë paralizuar dhe e kanë shndërruar qeverinë thjesht dhe vetëm në një kukull, në një marionetë, e cila komandohet nga trafikantët dhe kriminelët. Kjo veprimtari kriminale është shqetësim madhor i anti-mafies italiane, por dhe i të gjithë organeve të tjera të inteligjencës anembanë Europës.

Të vetmit të lumtur nga kjo veprimtari kriminale është Edi Rama dhe qeveria e tij që siç e kuptoni më së miri rritja 12 herë brenda një viti flet vetë. Është pikërisht përgatitja e ethshme që përpara çdo fushate elektorale, përpara çdo tensioni të madh politik që kërkon zgjedhje politike aktivizohet armata e hashashit, armata e kanabisit e trafikantëve të cilët duhet të mbledhin e të fusin në magazina paratë për tu lëshuar e për të blerë, dhe për të manipuluar votën e shqiptarëve dhe për të mbajtur qeverisje kriminale të cilat na izolojnë nga Europa.

Të gjithë shqiptarët sot, të ndërgjegjshëm dhe patriotë duhet të jenë të shqetësuar e preokupuar më shumë se kurrë, duhet të jenë të revoltuar më shumë se kurrë që kjo batërdi e trafikut e kultivimit, e rrëmbimit të Shqipërisë nga droga është kthyer për fat të keq në një fatkeqësi dhe në një humbje totale të shpresës. Jemi vendi me përdorimin nga më të lartët në botë të kanabisit. Pra jo vetëm kultivohet, jo vetëm trafikohet por po helmohen dhe rinia shqiptare. Në këmbim të kujt, të një qeverisje kriminale që ka rrëmbyer dhe ka uzurpuar pushtetin.

Të nderuar qytetarë dhe qytetare, uzurpimi i shtetit, i zyrave të shtetit dhe të qeverisë nga trafikantët duhet të marri fund. Të gjithë duhet të jemi në këmbë. Europa e dha alarmin, media europiane e jep alarmin, është e ftuar dhe media shqiptare që të bëjnë ato zbulime që mediat ndërkombëtare po bëjnë duke filluar që nga mediat fqinje të cilat ne duhet t’ju jemi mirënjohës për informacionin e çmuar që na dha .

Mediat shqiptare duhet të dalin në terren të çlirohet nga kapja, të kuptojë që Shqipëria është në duart e trafikantëve dhe kriminelëve, të bëjë detyrën e saj dhe të gjithë së bashku të largojmë një herë e përgjithmonë, të shporrim një herë e përgjithmonë një qeverisje që shkatërroi Shqipërinë kryq e themel duke i futur atë që mund të ishte kanceri më i madh nga të gjithë që ishte i trafikut, i drogës, i kriminelëve i parave të pista. Ju faleminderit të gjithëve!

Shqipëria në 2004 si një vend me qeverisje socialiste por jo rilindase ishte një vend tranzit droge dhe sot jo vetëm është por është një pikë kyce por dhe kultivuese ndërkombëtare e drogës. Këto janë të vërtetat e mëdha që e kanë shndërruar qeverinë në një kukull të komanduar nga kriminelët. Ky është një shqetësim i madh për antimafian dhe organet e inteligjencës botërore. Të vetmit të lumtur janë qeveria dhe Edi Rama.

Para cdo fushate elektorale dhe tensioni politik aktivizohet armata e hashashit dhe kriminelëve për të prodhur para që të blejnë votat.

Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar dhe revoltuar më shumë se kurrë. Kjo batërdi e kultivimit dhe rrëmbimit të Shqipërisë nga droga është kthyer në fatkeqësi. Jemi vendi me përdorimin nga më të lartit të kanabisit. Jo vetëm prodhohet, jo vetëm kultivohet por edhe përdoret brenda vendit. Uzurpimi i shtetit nga trafikantët duhet të marrë fund. Europa e dha alarmin. Mediat ndërkombëtare e dhanë alarmin.
Mediat fqinje duhet t’i jemi mirënjohëse. Edhe media shqiptare duhet të dalë në terren dhe të çlirohet nga kapja e tij.

Loading...