Dy shoferë janë vënë në pranga, pasi mbrëmjen e djeshme në Vlorë janë përplasur me makinat që drejtonin në një nga akset rrugore të lagjes “Osmën Haxhiu”.
Për pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar vetë dy shoferët si dhe dy pasagjerë të tjerë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Këta dy shoferë akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Burime bëjnë me dije se makina tip ‘Benz’ me targa AA 026 XA, dilte me shpejtësi në rrugë ndërsa makina tjetër tip ‘Peugeot’ me targa AA 134 VD kthehej në vend kështu janë përplasur me njëra tjetrën dhe më pas kanë përplasur edhe një makinë tjetër të parkuar.
Loading...