Nje efektiv policie u aksidentua pasi kishte ndaluar nje furgon per kontroll ne Pogradec.
Policia tha se më datë 28.01.2020, ora 19:30, në dalje të “Tunelit Panoramik”, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin I.R., rreth 60 vjeç, banues në Pogradec, ka përplasur një mjet tip furgon, i cili ishte ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë Rrugore.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi I. R., pasagjeri i këtij mjeti shtetasi L. R., 55 vjeç, banues në Pogradec, si edhe punonjësi i Policisë Rrugore A. I., të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.