Sherr mes artistësh, Altin Basha me Laert Vasilin: O ti patriot i madh, o zëdhënës i … Kë përgjegjësi për skeçet e tua…

Një sherr verbal është konsumuar mes dy regjisorëve Altin Basha dhe Laert Vasili duke lëshuar akuza të forta ndaj njëri tjetrit. Tema e debatit ishte për Fesitvalin Mbarëkombëtar të Teatrit, ku Basha e ka quajtur një propagandë të qeverisë dhe Laert Vasili një zëdhënës të saj.

Pjesë nga debati: Vasili: Të shohësh me nihilizëm kryeministrin shqiptar në Kosovë dhe dy duar që bashkohen me një flamur dhe të thuash jo nuk duhet folur për bashkimin e trojeve, më fal… Basha: Kush e tha këtë? Vasili: Bashkimi i trojeve duhet të ishte bërë dje jo në 2025-n. Basha: O ti patriot i madh, kush e tha që Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të bashkohen në 2025-n? Ajo që unë thashë ishte kjo, është propagandë pasi jemi dy shtete jo funksionale. Kemi probleme të mëdha ekonomike. Ne nuk njihemi ti thua bashkim kombëtar. E dini shumë mirë çfarë ndodh atje?

Vasili: Unë pashë festivalin mbarëkombëtar të teatrit, unë pashë trupa që erdhën nga Kosova. Basha: Festivali mbarëkombëtar i teatrit është një tjetër akte propagande i qeverisë shqiptare. Vasili: Ti more çmim, pse nuk e refuzove? Basha: E meritova. Vasili: Këtej thua propagandë, këtej pranon çmimin. Basha: O ti zëdhënës i qeverisë shqiptare dhe i bashkisë së Tiranës. Vasili: Qetësohu pak me këto emërtime. Ti je përgjegjës edhe për estetikën që lëshon prej 14 vjetësh ndaj artit shqiptar dhe je përgjegjës për skeçet tek Portokalli. Mos më thuaj zëdhënës i qeverisë dhe bashkisë. Basha: Ti nuk je zëdhënës i Leart Vasilit për sa kohë më thua mua që po kritikoj qeverinë. Vasili: Ke ardhur për të nxirë një situatë dhe thua propagandë, propagandë. Basha: Nëse ty të duket Shqipëria si Gjermania s’kam çfarë të them.

Loading...