Një i ri shqiptar nga Kosova është ekzekutuar në Suedi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin Kristianstad. Viktima është B. Azemi 25-vjeç nga Mitrovica.
Pasi u plagos ai u dërgua me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë nga plagët e rënda që kishte marrë në trup si pasojë e disa goditjeve që mori.
Ai punonte në një kompani sigurimesh si roje, ndërsa ende nuk dihet asgjë mbi autorët.
Policia suedeze vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen, teksa ka marrë edhe dëshmitë e disa prej dëshmitarëve që kanë qenë në atë moment në vendin e ngjarjes për të hedhur më shumë dritë për të shkuar në gjurmët e autorëve të krimit.
Policia po heton nëse ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt apo nëse ka pasur ndonjë kërcënim kundër tij.