Goditet banda e trafikut në Itali, 20 në pranga, shumica janë shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafik droge në Pulia.

20 persona u arrestuan nga operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë.

Aksioni i antidrogës u shtri në Kieti, Gjenovë, Kampobaso dhe Foxha. Lenda narkotike trafikohej nga Shqipëria, Holanda e Sllovenia.

Loading...