Rajoni më i ftohtë në botë/ Aty ku rrobat ngrihen për pak sekonda (foto)

Këtë javë temperaturat kanë rënë deri në minus 59 gradë Celsius në rajonin më të ftohtë të botës, aty ku rrobat ngrihen për pak sekonda – por që banorët e këtij qyteti në Siberi nuk e ndjejnë fare të ftohtit.

Një sërë fotografish mbresëlënëse të shkrepura së fundmi në zonën më të “egër” të Rusisë, Siberi, tregojnë banorët e Yakutias duke punuar dhe jetuar pa ndonjë problem, edhe pse atje temperaturat këto ditë kanë rënë në minus 59 gradë, transmeton Telegrafi.

Mësuesja Galina Davydova në Yakutia – vendin më të ftohtë në botë, tregon se si rrobat që i ka pastruar i janë ngrirë për pak sekonda duke marrë pamjen e një skulpture.

Asaj madje i ngrihen pastat edhe pse i nxjerr të ngrohta në diell. Në të njëjtin rajon ciceroni lokal German Arbugaev ka thyer mitin se vodka këtu nuk ngrihet.

Në temperaturat në minus 40 gradë, ai hedh ujin e nxehtë në ajër që ende pa rënë në tokë ngrihet dhe shndërrohet në copëza të vogla të akullit.

Loading...