U kthye nga Kina pas përhapjes së virusit,studentja shqiptare shtrohet tek Infektivi, mjekët/ Grip i thjeshtë, nuk ka koronavirus

Një studente shqiptare e cila u kthye nga Kina pas përhapjes së koronavirusit aty është shtruar në infektiv.

Mjekët pas ekzaminimit kanë bërë me dije për Neës 24 se studentja shqiptare ka grip të thjeshtë dhe nuk ka koronavirus apo shenja të saj.

Po ashtu BalkanWeb mëson se studentja do të dalë shumë shpejt nga spitali dhe nuk ka dyshime se ajo ka koronavirus dhe të përbëjë rrezik për qytetarët shqiptarë.

Në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të dyshuar me koronavirus deri ditën e sotme

Loading...