Dy muaj nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, Instituti i Gjeoshkencave ka zbuluar sa ballë ishte. Të dhëna nga IGJEUM bëjnë me dije se tërmeti me magnitudë 6.4 ishte ndjerë IX ballë në Hamallaj, Jube dhe rrushkull Rrushkull, VIII-IX ballë në qytetin e Durrësit, Sukthit dhe në Kuraten.
Ndërkohë, tërmeti është ndjerë VIII në qytetin e Shijakut, Golemit, Vorës, Thumanë, Mamuras etj, VII ballë në qytetin e Tiranës, Rrogozhinë Milot, Velipojë etj., VI ballë në qytetit Shkodrës, Pukës, Bulqizës, Librazhdit, Fierit,V ballë në qytetet e Tepelenës, Korçës, Tetovës dhe Niksicit, Prishtinës, Dubrovnikut, Korfuzit, Leces, Otrantos etj; IV ballë në qytetet Janina, Preveza, Nish, Sarajeve, Taranto etj.
Ndryshe nga magnituda, shkalla evropiane makroseismike EMS-98 mat forcën e tërmetit me ballë është shkalla e parë e intensitetit sizmik, e krijuar për të inkurajuar bashkëpunimin midis inxhinierëve dhe sizmologëve, në vend që të përdoret vetëm nga sizmologët. Ajo është një manual të detajuar, i cili përfshin udhëzime, ilustrime dhe shembuj të aplikimit, shkruan Monitor.
Për dallim nga shkallët e madhësisë së tërmetit, të cilat shprehin energjinë sizmike të lëshuar nga një tërmet, intensiteti EMS-98 me ballë tregon se sa fuqishëm një tërmet ndikon në një vend të veçantë. Shkalla e EMS-98 me ballë ka 12 kategori ku shkalla 9 ballë është shkatërruese, dhe pastaj të tre shkallët e tjera deri tek 12 janë shumë shkatërruese.