Autoritetet shqiptare kanë trajtuar rastin e parë të dyshuar si të prekur nga koronavirusi, por testet laboratorike kanë faktuar se bëhet fjalë për grip dhe jo koronavirus.
Bëhet fjalë për një grua e cila ishte kthyer 10 ditë më parë nga Kina dhe është paraqitur në Spitalin Infektiv.
Pas testimit të kryer nga laboratori i certifikuar i Institutit të Shëndetit Publik është parë se bëhet fjalë për virus gripal të zakonshëm. Pacientja është ende në terapi, në Spitalin Infektiv.
Nga Aeroporti i Rinasit, ku shkoi për të parë situatën, Ministrja e Manastrisliu konfirmoi se aktualisht nuk ka asnjë rast të koronavirusit në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Aeroportin e Rinasit janë kontrolluar 17 pasagjerë shqiptarë dhe të huaj që kanë udhëtuar nga Pekini dhe Shangai drejt Tiranës, nëpërmjet aeroporteve të tjera.
Pas kontrollit të kryer nga njësia e shëndetësisë në aeroport, gjendja e tyre paraqitet e mirë./Klan