Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku si pasojë e daljes jashtë rrugës së një automjeti në fshatin Zagor të Malësisë së Madhe, ka humbur jetën një grua si edhe është plagosur rëndë bashkëshorti i saj.
Sikundër mësohet gruaja që ka humbur jetën është Gjystina Durgaj, ndërsa i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj Gjergj Durgaj, 65 vjeç, që ishte në drejtimin e mjetit.
Drejtuesi i mjetit mësohet se është dërguar për ndihmë mjeksore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Loading...