Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit po e konsideron përhapjen e Koronavirusit si një emergjence globale e shëndetit publik, një eksperte paralajmëroi se kriza është vetëm “në fillimet e saj” – por njerëzit mund të mbrohen me një hap të thjeshtë.
Laurie Garrett, fituese e çmimit Pulitzer, tha për “Yahoo” se njerëzit duhet të jenë “realistë” për infeksionin dhe mbrojtjet që ata përdorin kundër tij.
“Një nga mënyrat e zgjuara për t’iu qasur të menduarit ‘sesi të mbrosh veten” është të pyesni mirë!
Kur dikush në zyrë ka një ftohje të zakonshme dhe teshtin në të gjithë vendin: Si ia dilni të mos sëmureni dhe ju?”.
“Distanca sociale: ky është hapi numër një. Mbani distancën tuaj nga njerëzit e tjerë “për të shmangur kontraktimin ose përhapjen e një infeksioni”.
“Pastërtia dhe higjiena personale është gjithashtu pjesë e rëndësishme”, shtoi ajo.
“Për të mirën tuaj, mendoni për duart tuaja si problemi juaj numër një: çdo gjë që prekni që është një sipërfaqe e zakonshme”.
Kështu, nëse ju kërkon dikush që t’i jepni dorën, atëherë lani duart pas takimit me të.