AKU verifikon produktin për bebe.Binjakët vd.iqen nga qumështi?

Vdekja e papritur e binjakeve 5 muajsh te dielen e 26 janarit ne berat, ka bere qe autoriteti kombetar i ushqimit dhe organet e drejtesise te nisin hetimet.

Kjo pas dyshimeve te prinderve te foshnjave se vdekja ka ardhur si pasoje e helmimit nga qumeshti pluhur.

Ne njoftim per mediat AKU ka sqaruar se jane marre monstra per te bere analizen e produktit “ qumesht pluhur per bebe”, duke perfshire edhe analizat e ujit qe eshte perdorur.

AKU ka siguruar konsumatoret se per te gjitha produketet e kesaj katogerie jane bere kontrolle mte vazhdueshme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar rastit mbi dyshimin e helmimit nga qumështi pluhur për bebe, të dy foshnjeve në qarkun e Beratit, informon se ka marrë masa të menjëhershme në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet e shëndetësisë, megjithëse nuk ka dalë ende ekspertiza mjeko- ligjore.

Janë marrë mostra për analizim të produktit “qumësht pluhur për bebe”, duke përfshirë edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje e produktit, apo edhe rrethana të tjera që organet kompetente po hetojnë.

Loading...