Elvana Gjata kërcënohet me jetë, merret në mbrojtje bashkë me familjen

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.

Por pas ngjarjes në ish-Bllok ku u përfshi i dashuri i saj ajo është kthyer në kryefjalën e medias.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se Elvana Gjata ka marrë kërcënime nga persona të panjohur disa ditë pas ngjarjes ku u përfshinë i dashuri i saj, Ervin Mata dhe djali i dajës së saj Mevjol Bilo, ky i fundit i dyshuar si autor i vrasjes.

Ky fakt konfirmohet nga burime të policisë së Tiranës, e për pasojë janë marrë masa për mbrojtjen e këngëtares dhe familjes së saj.

Vetë Elvana ka konfirmuar në polici se para se të ndodhte ngjarja më 4 tetor nuk ka patur probleme dhe as kërcënime. Po ashtu, pak ditë më parë ajo është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe ka dhënë dëshminë e saj, që kërkohej me detyrim prej një muaji nga Prokuroria.

Aty ajo ka deklaruar se nuk i njeh personat e përfshirë në konflikt dhe se nuk ka qenë e pranishme në lokal as para dhe as në momentin kur ndodhi vrasja.

Ajo ka sqaruar se kishte shkuar të takonte të dashurin me të cilin bashkëjetonte prej një viti, për t’i dhënë çelësin e shtëpisë, me argumentin se pas disa orësh do largohej nga Shqipëria. Po ashtu, e pyetur nëse ka patur komunikim me Ervinin pas ngjarjes, ajo e ka mohuar të ketë folur me të dhe se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij. /Lajmifundit.al

Loading...