Bie nga lartësia e një shkolle, humb jetën punëtori 57- vjeçar

Një punëtor 57- vjeçar ka humbur jetën sot në Tiranë pasi ka rënë në mesditë nga lartësia e një shkolle.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e ‘Kastriotëve’ në orën 13:15 dhe Policia bën me dije se ishte aksidentale.

57- vjeçari ishte duke punuar tek shkolla kur ka rënë nga lartësia.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Loading...