Sekretari organizativ i FRPD-së, Indrit Hoxha ka lëshuar akuza të forta ndaj nënkryetarit të PD-së Edmond Spaho. Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se Edmond Spaho, kur është bërë anëtar i Partisë Demokratike ka deklaruar “Jam krenar që jam biri i një komunisti”.
Gjithashtu në postimin e tij ai ka shkruar se nëse Spaho ka thënë, që ishte krenar që ishte djali i një komunisti nuk duhet të habitemi që uron 29 nëntorin si ditë të shënuar.
Postimi i plotë:
Nuk e dija qe Kryetari grupit parlamentar te PD dhe njekosisht nen kryetari i PD uron 29 nentorin si dite te shenuar zyrtare. Deri ketu ska asgje per tu habitur, kur i kane kerkuar te behet antar PD ka deklaruar “jam krenar qe jam biri i nje komunisti” per etike spo permend dhe emrin e personit qe i ka trokitur ne dere per ti kerkuar te behet antar PD.