Sulmuesi shqiptar zyrtarisht te ‘Juventusi’

Futbollisti shqiptar, Giacomo Vrioni është transferuar zyrtarisht te “Juventus”. 

I lindur në vitin 1998, 21 vjeçari u transferua nga “Sampdoria” te bardhezinjtë.

Vrioni do të luaj te skuadra “Juventus U-23”. 21-vjeçari që nga 2015 ka qenë pjesë e Sampdoria-s, ndërsa më pas ka luajtur me skuadra si Pistoise, Venecia dhe Cittadella.

 Sezonin e fundit në Seria B, Vrioni është aktivizuar në katër ndeshje, ndërsa tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat me bardhezinjtë./atsh

Loading...