Koronavirusi ka arritur ne Itali.
Kryeministri i vendit Giuseppe Conte ka pranuar se dy raste të Koronavirusit janë konstatuar në Romë.
Conte është shprehur se dy të prekurit janë derguar në spitalin Spallanzani në Romë dhe janë turistë kineze.
“Ne kemi dy raste të konfirmuara për herë të parë të Koronavirus në Itali.
“Nesër në mëngjes unë kam thirrur një Këshill të Ministrave në të cilin do të marrim masa të mëtejshme në mënyrë që të vihen në dispozicion të gjitha strukturat kompetente, përfshirë mbrojtjen civile”.
Italia behet keshtu vendi me i afert me Shqiperine ne te cilin eshte konfirmuar prania e virusit.
OBSH ka shpallur me 30 janar dhe emergjencën globale pasi ky virus vdekjeprurës po përhapet në të gjithë botën me shpejtësi.
Deri më tani numri i viktimave ka arritur në 170 ndërsa mbi 8 mijë persona kanë rezultuar bartës të virusit.