Duke folur për transferimin e dosjes “184” të përgjimeve në Dibër, analisti Fatos Lubonja tha në “Real Story”, në News24, se Reforma në drejtësi nisi me qëllimin e mbrapshtë për të përfituar politika.
Sipas tij, kreu i SPAK, Agim Kraja, mund të jetë njeri me qëllimin e mirë, por vështirë të bëjë mirë, ndërsa solli në vëmendje rastin e Italisë, teksa tha se një Falcone që pati, e hodhi në erë mafia.
“Reforma në Drejtësi nisi si tentativë e përgatitur me mjaft mjeshtëri, duke manipuluar dhe ndërkombëtarët, për të kapur drejtësinë nga një parti e vetme, ndërkohë që kjo drejtësi kishte njëmijë probleme, por kishte qenë pasive ndaj politikës. Qoftë opozita, qoftë mazhoranca, nuk ishin prekur nga ajo kastë e gjyqtarëve. Qëllimi ishte i mbrapsht. Ideja se aty kemi vënë ca njerëz të mirë, edhe sikur të ishin të mirë … ore, edhe në Itali një Falcone e hodhi në erë mafia.
Ne i kemi të gjithë sot dhe flasin për Vetting. Po këtyre ju doli resorti, që e kapën atë, e çuan atje. Ai është në mes të Shijakut. E kanë të shkruar në ballë dhe janë të gjithë të lidhur me pushtetin. Kështu që ai i SPAK, në rastin më të mirë, mund të bëjë ndonjë gjë sa për t’u dukur, por i duhet ushtri, dhe s’ka ushtri, edhe sikur të jetë burrë i mirë”, tha Lubonja.