Rudina Magjistari bën komentin epik për Ramën

Rudina Magjistari kishte të ftuar sot në emision aktorët e filmit “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit.

Moderatorja e njohur e ndoqi filmin nga afër pasi tha se ishte në premierën e tij dhe u argëtua pafund.

Ajo sqaroi njëherë e mirë se s’ka më hatërmbetje me Mamaqin, pas zërave të fundit (lexo këtu).

Dhe teksa Ermali falenderonte me radhë aktorët pjesëmarrës, ai nuk anashkaloi një ndër emrat më të rëndësishëm që u bë pjesë e filmit.

Është fjala për kreun e qeverisë Edi Rama, i cili luante rolin e dajës së fortë të Landit (Ermal Mamaqi), që vjen në momentin e fundit për të ndaluar dasmën e nipit të tij.

Teksa Ermali nisi të falenderonte kryeministrin, Rudina, e cila ka qenë partnerja e Ramës dhe ka bashkëjetuar për disa vite me të, bëri një koment epik për aktrimin e tij.

“Për një moment e ktheu komedinë në horror”, u shpreh Rudina Magjistari, me siguri duke iu referuar look-ut të tij të frikshëm.

Ermali tregoi dhe arsyen përse Edi Rama nuk ishte në premierë. Aktori tha se kryeministrit i doli një ftesë e papritur nga NATO, por premtoi se Rama do të jetë prezent në një nga shfaqjet e filmit, që do të jepet për 2 javë në Pallatin e Kongreseve.

Loading...