Shkatërrohet banda e shpërndarësve, ja kodet për dr.ogërat e ndryshme

Një megaoperacion i policisë italiane ku janë përdorur helikopterë dhe qen, ka vënë në pranga 14 persona midis të cilëve edhe shqiptarë.

Operacioni është drejtuar nga Policia e Bolonjës, ku në qendër të goditjes janë shpërndarësit e heroinës dhe kokainës, duke shkatërruar një bandë që furnizonte sheshet qendrore të qytetit,

Gjashtë nga personat e ndaluar u mbajtën në burg kurse 8 prej tyre me detyrim paraqitje.

Sipas medias italiane gjithçka nisi pasi policia ra në gjurmë të shpërndarësve të drogës që vinin nga Shqipëria.

Një gramë kokainë në rrugë kishte një tarifë prej 80 eurosh; 30 euro një gramë heroinë dhe 10 euro një gramë marijuanë.

Grupi përdorte mesazhe për të shpërndarë drogë.

Për heroinën kodi ishte ‘flokë të bardha’, ‘kafe’ për hashashin dhe ‘qumësht’ për kokainën.

Loading...