“Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Mariglen Metushi, 32 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier”, njoftoi policia.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjykata Chieti, Itali, me vendimin e datës 08.10.2015, e ka dënuar në mungesë me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, shtuan të njëjtat burime.
Super Mario
“Super Mario Bross” është kodi që policia italiane i ka vënë operacionit që goditi grupin që merrej me shpërndarje droge, pas hetimeve te nisura nga viti 2014.
Sipas mediave italiane, emri i aksionit u vu pasi lideri i grupit quhej Mario, si emri i personazhit të video-lojës së famshme të viteve ’80.
Mariglen Metushi u cilësua nga hetuesit kreu i bandës së drogës, i cili jepte urdhra, duke menaxhuar grupin e shpërndarësve të kokainës në Frentano dhe Chietino.
Raportohet se kishte kontakte me grosistët më të mëdhenj të drogës në Theatine dhe Pescara. Në vitin 2014 një nga klientët e grupit të tij vdiq nga mbidoza.
Droga vinte nga Italia Veriore dhe Roma dhe shitej nga grupi një çmim që varionte midis 70 dhe 100 euro për gram. Raportohet se kokaina fshihej duke e varrosur në pyllin e pishave të San Silvestro në Pescara ose në një shtëpi në Miglianico.
Pas arrestimit në Shqipërisë, pritet që për Mariglen Metushin gjykata të vendosë për ekstradimin e tij.
Si pjesë e grupit shqiptaro-italian mbi 10 perona janë akuzuar dhe shqiptarët Kastriot Metani, 47 vjeç, Hamit Dybeli, 42 vjeç, Arber Xhyheri, 27 vjeç Klodjan Ballshi, 28 vjeç.