Sot u bene 10 dite pa ju, Isuf Roshi. Na krijove nje boshllek dhe dhimbje te gjitheve ne familjareve dhe te afermve, miqeve dhe te njohurve. Nuk do harrohet kurre imazhi i figures tende . Njeriu qe e deshi aq shume familjen , sakrificat ne emer te nje familjeje model, respektin ndaj te tjereve. Perqafoje te bukuren, perfeksionin ne detaj te cdo sjelljeje njerezore , humane, nacionaliste.
Doje aq shume dijen , profesionin . Nuk do te harrohesh kurre nga kushdo qe te ka takuar qofte edhe njehere per oratorine tende , inteligjencen , finesen e pergjigjeve te tua, njekohesisht autoritetin, krenarine tende natyrale te trasheguara nga prinderit e tu Mustafa Roshi dhe Merjo Roshi . Nuk do te harrohesh per humorin tend te holle, njohurite e tua te thella ne cdo fushe te shkences, filozofi, mjekesi, matematike, letersi… Nuk do te harrohesh lehte per kujdesin tend ndaj vehtes , jakat e tua te bardha dhe kollarja si aksesor i pamunguar asnjehere ne kostumet e tua plot shije. Nuk do te te harrojme asnjehere per dashurine qe na dhurove te gjitheve ne familjareve, te afermve .
Keshillat e tua mbi Familjen, Moralin ,Jeten do te jene Bibla e cdo pasardhesi te familjes ROSHI. Jetove plot 98 vite me Krenari dhe Dinjitet , me supe te paulura as nga veshtiresite e jetes, apo regjimit te atehershem ! U prehsh ne PAQE ISUF ROSHI. Nga: Rovena Roshi