Anija Iliria e Forces Detare shpëton 18 klandestinë

Anija iliria e Forces Detare ka kryer nje operacion per shpetimin e 18 klandestineve ne distancen rreth 18 milje nga bregdeti.

Klandestinët sirianë, marokenë dhe irakianë, mes tyre dhe një fëmijë rrezikonin të mbyteshin pasi skafi me të cilin po udhëtonin ishte çarë.

Në mesnatë skafisti dha alarmin 18 milje në det të hapur nga kepi i Selitës dhe menjëherë ka ndërhyrë roja bregdetare. Operacioni ka zgjatur disa orë dhe rreth orës 4 të mëngjesit skafi është nxjerrë në breg duke shpëtuar të gjithë klandestinët.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj duke iu referuar burimeve nga policia kufitare raportoi për “BalkanWeb” se emigrantët po transportoheshin drejt Italisë.

Loading...