Videoja e një nëne që shkelmon fëmijën e saj po bën xhiron e rrjetit.
Ngjarja ka ndodhur në provincën Guangdog, Kina juglindore. Fëmija bërtet teksa nëna e saj, e identifikuar vetëm si Chen, e e rreh pa pushim.
Pamjet janë publikuar nga policia të cilët njoftuan se nënës iu dha një paralajmërim verbal dhe se vajza nuk pësoi ndonjë dëmtim të dukshëm.
Nëna monstër i tha policisë se e hodhi foshnjën në dysheme dhe nisi ta rrihte për shkak se ajo nuk ndalej duke qarë dhe se ajo ishte shumë e stresuar kohët e fundit. Tani për foshnjën po kujdesen gjyshërit e saj. /Lajmifundit.al
Loading...