Eduart Zyberi, shqiptari 53-vjeçar që vrau gruan e tij, Laureta Zyberi, 42 vjeç, ka pranuar vrasjen.
Krimi ndodhi në Xhenova të Italisë.
Gazeta ‘Il Secolo XIX’ raporton se muratori ka rrëfyer vrasjen, por ka qenë kryesisht në gjendje të rëndë dhe thoshte fjalë të pakuptimta.
Ai e qëlloi gruan e tij dhjetë herë me thikën e kuzhinës në vendin e punës. Laureta punonte si pastruese në një shtëpi.
Gazeta italiane shkruan se pista kryesore e hetimit është ajo e xhelozisë. Kurse Vizion Plus raporton se Eduarti kishte dyshime se e shoqja e tradhtonte me pronarin e banesës ku punonte si pastruese.
Eduarti është momentalisht në spital pasi plagosi veten me thikë pas krimit të rëndë.
Loading...