Alketa Vjesiu ka marrë rrugën për në Sanremo/ ‘Më uroni fat Shqipëria! Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj t’ju nderoj’

Alketa Vjesiu ka marrë rrugën për në Itali.

Alketa Vejsiu ditë më parë bëri të ditur se është ftuar të jetë bashkëprezantuese në festivalin Sanremo.

Me anë të një fotografie, moderatorja ka bërë të ditur se tashmë është nisur për në Itali, ndërsa shpreson që t’i bëjë të gjithë krenarë. “Me uroni fat Shqiperia! Ju dua shume te gjitheve. Shpresoj t’ju nderoj”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Festivali Sanremo mbahet nga 4 deri më 8 shkurt, ndërsa Alketa do të prezantojë në natën e tretë të festivalit.

Loading...